Presidentja Vjosa Osmani, ka vendosur kurora lulesh tek përmendoret e heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu, Edmond Hoxha dhe Ilir Konushevci, në “Sheshin e Dëshmorëve” në Podujevë, në 25 vjetorin e vdekjes së tyre.
Më këtë rast, Osmani ka thënë se veprimtaria e Zahirit, Hakifit, Edmondit dhe Ilirit ishte frymëzim për mijëra gra dhe burra që t’i bashkohen luftës së Ushtrisë Çlirimtare për Liri.
“Ky frymëzim nuk u shpërnda vetme në vitin 1999 me çlirimin, por vazhdon edhe sot. Për shkak të punës veprimtarisë, sakrificës dhe punës çlirimtare, këta heronj do të mbesin udhërrëfyes për breza. I përjetshëm qofte kujtimi për arta, sepse vazhdojnë të mbesin në zemrat dhe mendjen e qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Osmani./arbresh.info/
Ferizaj: Arrestohet një i dyshuar për dhunim
Osmani viziton familjen e Afrim Bunjakut: Ra në krye të dety...
Ambasadori britanik: Rexhep Qosja, figurë e madhe e historis...
ShBA më serioz së kurrë, 200 avionë luftarake dhe mbi 15 mij...
Oficeri i FSK-së kryen me sukses trajnimin e këmbësorisë, vl...
Rama takon Whitakerin: Prioritet i përbashkët, forcimi i mar...