Nisin punimet për rregullimin e shtratit të Lumit Sitnica në Lipjan

12:37 | 8 Shkurt 2019
A Z

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi së bashku me kryetarin Lipjanit, Imri Ahmeti kanë përuruar nisjen e punimeve për rregullimin e shtratit të lumit Sitnica Lipjan.

Më këtë rast kryetari i Lipjanit Imri Ahmeti ka thënë se, është i nevojshëm kolektori për trajtimin e ujërave të zeza.

“Me rastin e inaugurimit të fillimit të punimeve në shtatin e lumit Sitnica një projekt jashtëzakonisht vetëm për qytetarët e Lipjanit. Sepse edhe qeshje ambienatale është jashtëzakonisht i nevojshëm kolektori për trajtimin e ujërave të zezave të ndërtohet me një kontratë me vlerë 1 milion eurosh është financim tërësisht i ministrisë së ministrisë së Planifikimit Hapësinor, është i investimeve më të mira e ka mirëprit dhe e mirëpret Lipjani për shkak se deri tash sitnica ka qenë ujëmbledhës i ujërave të zeza. Falënderoj ministrin edhe për projektet që priten të implementohen”, thotë Ahmeti.

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor Fatmir Matoshi, thotë se vitin 2019 do e fillojmë me një projekt për lumin Sitnica.

“Ministria e Mjedisit dhe planifikimit Hapësinor vazhdën e 70 projekteve të infrastrukturës në përmirësimin e gjendjes së mjedisit në Kosovë të buxhetuara dhe të planifikuara për vitin 2019 që e fillojmë me një prej projekteve që është shtrati i lumit sitnica. Kemi tejkaluar problemet emergjente sfidat që i kemi pasur si vend ka ardhur momenti që pak më tepër të përkujdesemi për mjedisin tonë, natyrë tonë që të kemi një jetë më të shëndetshëm”

Tutje Matoshi tha se me kryetarin u dakorduan për tri projekte të tjera në komunën e Lipjanit

“Me kryetarin u dakorduam që pas një muaji do të jemi në Vrellë për përurimin e ujësjellësit që kemi përfunduar dhe po ashtu u dakorduam për tri projekte të tjera kapitale të rëndësishme për komunën e Lipjanit që kanë të bëjnë me pastrimin e shtretërve. Tash për projektin e madh të implantit për trajtimin e ujerave të zeza për Prishtinën dhe rajonin e saj”, ka thënë ai, raporton Arbresh.info.

Gjithashtu ka thanë se janë duke punuar me Qeverinë Gjermane dhe Zvicerane për rregullimin e kolektorëve .

“Jemi duke punuar me mbështetësit të tjerë me qeverinë Gjermane dhe Zvicerane për rregullimin e kolektorëve të cilët do të lidhin qytetin e Prishtinës”, tha ai.

Ndërsa ministri i pyetur se a do ja marrin ministrin e punëve të brendshme dhe MMPHS, thotë se ende nuk ka asgjë konkrete, dhe se asnjë ndryshim deri në fund të këtij mandati nuk do të ketë.

“Lëreni të flasin, është mirë kur flitet po nuk ka asgjë serioze dhe konkrete në këtë çështje. Ne i kemi tejkaluar ditëve të fundit disa sfida me të cilat jemi ballafaquar si koalicion, kemi pasur tema të ndryshme para vetes por një gjë është e sigurt asnjë ndryshim as një lëvizje, deri në fund të këtij mandati nuk do të ketë për asnjë nga partnerët e koalicionit me të cilën funksionojnë kjo është definitive”, ka përfunduar ai.Arbresh.info

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale