Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, në një konferencë për medie sot ka bërë thirrje që greva në arsim të ndërpritet dhe mësimi të fillojë sa më parë, raporton arbresh.info.
Tërnava tha se i mbështet kërkesat e mësimdhënësve por sipas tij, këto kërkesa duhet t’i kërkojnë me dialog social e jo me grevë.
Ai gjithashtu bëri thirrje për qeverinë dhe Kuvendin që të gjejnë zgjidhjen e duhur për mësimdhënësit në mënyrë që mësimi të fillojë.
“Bëj thirrje dhe apeloj te të gjithë mësimdhënësit që ta ndërprejnë grevën. Ne i mbështesim kërkesat e tyre, por ato t’i kërkojnë me dialog social, jo me ndërprerje të mësimit për nxënësit.
Gjithashtu apeloj te qeveria e Kosovës dhe Kuvendi që t’i dëgojnë kërkesat e sindikaloistëve dhe të gjejnë një zgjidhje sa më shpejtë për të filluar mësimi” – deklaroi Tërnava.
Sot në mëngjes, Bashkësia Islame e Kosovës njoftoi për këtë konferencë ‘urgjente’ të myftiut Tërnava në lidhje me grevën në sistemin arsimor. Konferenca filloi në ora 12:00 dhe zgjati vetëm pak minuta./arbresh.info
Sekuestrohen 237 mijë ambalazhe të paligjshme për cigare në ...
Mediat serbe raportojnë për takim të mundshëm Kosovë–Serbi s...
Dy mjekë të ORL-së në Spitalin e Mitrovicës realizuan mbi 40...
Witkoff: Nuk jemi në bisedime me Iranin
“S’dua të jetë me të por me mua”, Alba xhelozon ndaj Dolces ...
Rinumërohen mbi 1 mijë kuti me vota