IKSHPK ka njoftuar se rriqrat janë filluar të pickojnë.
Në komunikatën e Institutit Kombëtar I Shëndetësisë Publike të Kosovës thuhet se deri tani janë evidentuar mbi 1 mijë e 500 raste të pickimeve në katër komuna të vendit, shkruan arbrsh.info.
Gjithashtu ky Institut jep edhe rekomandime për mbajtje nga rriqrat.
Më poshtë mund të gjeni të plotë komunikatën e IKSHPK-së.
Rriqrat tashmë kanë filluar të pickojnë!
Kujdesuni nga pickimi i rriqrave sepse ato nuk fluturojnë as nuk i afrohen njerëzve!
Përmbajuni rekomandimeve të Institutit Kombëtar që të mbroheni nga Ethet hemorragjike!
Në vatrat endemike ka filluar pickimi i rriqrave që është paralajmërimi i parë për mundësinë e shfaqjes së sëmundjes. Numri i të pickuarëve ka arritur në 848 në komunën e Malishevës, 342 raste në komunën e Suharekës, 257 raste në komunën e Klinës dhe 125 në komunën e Rahovecit si pasojē e qëndrimit në livadhe të pa kositura, shkurre dhe shtalla dhe veshmbathjes jo adekuate.
Kujdesi duhet të jetë i madh nga qytetarët sepse nga pickimi tashmë nje person është diagnostikuar me ethe hemorragjike me gjendje te përkeqësuar klinike.
Tashmë ekipet profesionale po bëjnë repelimin e kafshëve.
Instituti Kombëtar rekomandon qytetarët për sivjet:
Tragjedi në Kaçanik: Dyshohet se një person ra në bunar, nxi...
Studimi: Rreziku kardiovaskular te meshkujt nis më herët nga...
Fushtica: Nga tërmeti nuk raportohet për dëme të serioze apo...
Komuna e Prishtinës del me udhëzime për qytetarët pas tërmet...
Volcanodiscovery: Për 30 ditë Kosova u përball me 36 tërmete...
Emocione në Big Brother: Luizi surprizohet nga vajza e tij, ...