Kryesuesi i Bordit të Drejtorëve të ARKEP-it, Kreshnik Gashi, gjatë intervistimit në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala është pyetur për numrat e Telekomit të Kosovës të cilët i ka shfrytëzuar Z-Mobile.
Gashi ka thënë se rasti i Kosovës është unik ndërsa do të takohen këtë javë me operatorët, shkruan arbresh.info.
“Me datën 30 korrik pas orës 16:00 jemi njoftuar se nuk do të vazhdoj kontrata mes Telekomit të Kosovës dhe Z-Mobile. Këtë javë kemi takim dhe do të shohim anën profesionale dhe ligjore të të gjithë operatorëve”, ka thënë Gashi.
Edhe kryetari i Komisionit, Visar Ymeri ka ngritur shqetësimin se deri të një vendim Z-Mobile mund të shes numra e të përfitoj para nga mbushjet e numrave e të tjetra ndërsa fitimet mund t’i mbaj për vete ndërsa faturat të ia përcjell Telekomi.
Ndërsa Gashi shtuar se hapi i par që do të duhet të ndermirët është ndalimi i shitjes së sim-kartelave./ Arbresh.info/
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...