Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka komentuar sot deklaratat e zëvendësministrit Gjergj Dedaj për shtetin turk, duke thënë çfarëdo gjuhe përçmuese ndaj Turqisë nuk paraqet qëndrimin zyrtar të shtetit të Kosovës.
Haradinaj në një intervistë për Telegrafin me gazetarin Muhamet Hajrullahu tha se gjuha ofenduese dhe përçmuese nuk praktikohet nga institucionet dhe shtetet serioze, si dhe nga njerëzit që kanë etikë.
“Deklarimi i kujtdo qoftë dhe gjuha fyese ndaj cilido popull është e papranueshme nga Qeveria e Kosovës. Gjuha ofenduese, përçmuese nuk praktikohet nga institucionet, nga shtetet serioze e njerëzit me etikë”, tha Haradinaj, duke shtuar se raportet me Turqinë janë tradicionalisht të mira.
Haradinaj tha se propozimi për emërimin e Dedajt ambasador në Maqedoni është që para një muaji.
Kreu i ekzekutivit të vendit tha se emërimi i Dedajt ambasador nuk varet nga ai/Telegrafi/
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim