Kompania kosovaro-zvicerane, Mabetex, është duke ndërtuar një nga terminalet e aeroportit të aviacionit civil (delegacioneve zyrtare) në Tashkent të Uzbekistanit.
“Ndërtimi i terminalit të dytë të aeroportit të ri të aviacionit (biznes dhe pasagjeret tjerë) në Tashkent po ashtu do te ndërtohet nga kompania zvicerane”, tha Zëdhënësi i Ministrisë se transportit dhe Hekurudhave, pranë qeverisë së Uzbekistanit.
Kjo kontratë qe parasheh projektimin dhe ndërtimin e Terminalit 2 u nënshkrua dje në kryeqytet midis Ministrisë se Transportit dhe Hekurudhave të Uzbekistanit dhe Firmës se mirënjohur B & A Contractors S. A. dhe IT Engine-ering S. A., të cilat janë pjesë te Grupit global Mabetex.

Aeroporti i ri po ndërtohet mbi hapësirën e aeroportit Tashkent-Vostochny, ku ishte i koncentruar aviacionit ushtarak.
Terminali i parë është i dizajnuar për takime të krerëve të shteteve, zyrtarëve dhe delegacioneve zyrtare kurse , terminali i dyte është paraparë të ndërtohet për t’u shërbyer përfaqësuesve të biznesit dhe pasagjerëve të tjerë, ashtu siç ishte raportuar më parë.

Terminali i ngarkesës(kargos) do të funksionojë gjithashtu në kompleksin e ri aeroporti te Tashkentit.
Kontrata kap shumen ne disa qindra miliona Dollar dhe do te kryhet brenda tri viteve.

Parashikimi i motit për të enjten
SHBA-të do të ndërtojnë një reaktor bërthamor në Hënë
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Arsenali dhe Chelsea në luftë për yllin e Real Madridit R...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Moti i lig në Greqi merr jetën e dy njerëzve