Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka reaguar me rastin e dorëheqjes së ambasadores së SHBA-së në OKB, Nikki Haley.
Çitaku, përmes një postimi në Twitter, e ka falënderuar Nikki Haley për mbështetjen e pashoq të saj dhënë për shtetin e Kosovës.
”Faleminderit @nikkihaley për mbështetjen tuaj të patundur dhënë për Kosovën! Faleminderit për përkushtimin tuaj. @Teutasah dhe mua do të na mungojë shumë bashkëpunimi me ju. Duke ju uruar të gjithë të mirat në përpjekjet e ardhshme. Nga #Kosova me dashuri!”, ka shkruar Çitaku.
Ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, gjatë ditës së sotme i ka ofruar dorëheqjen e saj presidentit të SHBA-ve, Donald Trump./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...