Para pak minutave ka ndodhur një aksident trafku në qendër të Prishtinës.
Si pasojë e këtij aksidenti lëndime trupore kanë pësuar 3 persona.
Këtë e ka konfirmuar për arbresh.info zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo tha se personat e lënduar janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor.
“Sot rreth orës 22:00, në rrugën Luan Haradinaj, në Prishinë, ka ndodhur një aksident rrugor në mes dy automjeteve në levizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 3 persona. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha ajo./arbresh.info/
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?