Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni të Veriut informon se në 24 orët e fundit janë bërë 7.188 testime për coronavirus, ndërsa 1.375 kanë rezultuar pozitiv.
Prej rasteve të reja në Shkup janë 852, Manastir – 135, Prilepi – 70, Kumanova dhe Kavadari – 38, Ohri dhe Shtipi – 25, Strumica – 21, Resnja – 18, Tetova dhe Gjevgjelia – 14, Negotina – 13, Gostivari, Velesi dhe Radovishi – nga 10, Vallandova – 9, Probishtip, Demir Hisar dhe Krushevë – 8, Kërçova dhe Bogdanci – 7, Dellçeva dhe Kriva Pallanka – 6, Koçani – 5, Struga, Vinica, Makedonski Brod dhe Sveti Nikola – nga 3, Dibër, Kratovë dhe Pehçevë – nga 2.
Nga MSH informojnë se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 2 pacientë, të cilët kanë qenë pozitiv për Covid-19, ndërsa nga sistemi “Termini im” janë paraqitur edhe 2 pacientë të tjerë të vdekur, të cilët kanë ndërruar jetë në periudhën prej 28 dhjetor deri 2 janar.
Ndërsa ISHP ka regjistruar 217 pacientë të shëruar.
Me rastet e sotme, numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 228.540, prej të cilëve 213.722 janë shëruar, ndërsa 8000 kanë ndërruar jetë.
Numri i rasteve aktive është 6.818.
Jude Bellingham humb disa përballje të rëndësishme pas lëndi...
Arrestohet grupi pas sulmeve në aeroportin e Damaskut, armët...
Takim sekret në Pentagon, SHBA-të dhe Izraeli përballë Irani...
Bora dhe ngricat, Komuna e Prishtinës: Ekipet janë në terren...
Juventusi fiton me rezultat të thellë në udhëtim tek Parma
Atentat në Lezhë, i riu qëllohet me breshëri plumbash brenda...