Sindikata e Bashkuara e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka reaguar ndaj MASHT-it dhe institucioneve tjera lidhur me pagesën e 32 zyrtarëve serb të cilët nuk shkojnë asnjë ditë në vendin e tyre të punës.
SBASHK ka thënë se ky veprim i MASHTI-t, por edhe i ministrive e institucioneve tjera, meriton të kritikohet, jo pse ata zyrtarë janë serbë, po pse për individë, kushdo janë ata e që kurrë nuk i pa kush në vende të punës.
Reagimi i plotë:
Dikë po paguani pa punuar fare e për kolegët tanë me sëmundje të rënda nuk po keni buxhet. Është mirë që mediet e bën publik faktin se në MASHTI janë 32 zyrtarë serbë që paguhen pa shkuar as edhe një ditë të vetme në vende të punës. Ky veprim i MASHTI-t, por edhe i Ministrive e institucioneve tjera, që besojmë se ka raste të tilla, meriton të kritikohet, jo pse ata zyrtarë janë serbë, po pse për individë, kushdo janë ata e që kurrë nuk i pa kush në vende të punës, ka mjete, kurse për kërkesën e përsëritur shumë herë nga SBASHK në takimet me MASHTI-n që të gjenin mjete dhe të zgjidhet në mënyrë të drejtë çështja e punëtorëve arsimorë me sëmundje të rënda, as që gjetën kohë të debatojnë pak më seriozisht as MASHTI e as Qeveria.
Njëkohësisht që nga shtatori kemi bërë kërkesa e apele të ndryshme edhe SBASHK-u edhe DKA- Fushë Kosovë për 53 punëtorë arsimor të cilët nuk marrin paga edhe pse punojnë që nga shtatori i vitit 2020 e disa edhe më herët, ku në mesin e tyre janë 5 punëtorë teknik të cilët e mirëmbajnë shkollën çdo ditë por nuk marrin paga. Situatë edhe më keqe është në komunën e Mitrovicës ku kemi mbi 100 punonjës arsimor që nuk marrin paga dhe nuk figurojnë fare në listën e pagave, prandaj edhe një herë kërkojmë nga MASHTI, gjegjësisht Qeveria e Kosovës që të bën një zgjedhje urgjente për këta të punësuar, të cilët çdo ditë e kryejnë punën e vet por ka pesë muaj që nuk marrin paga.
Do kujtuar se në vitin e kaluar mësimor pas angazhimit të përbashkët të SBASHK-ut dhe Ministrit Likaj e zëvendësministrit Rexhaj nga Qeveria Hoti u gjet mbështetja dhe u ofrua një zgjidhje e përkohshme (për vitin shkollor 2020/2021) për 300 mësimdhënës me sëmundje të rënda me shpresën se do të punohej për një zgjidhje të përhershme duke kryer kështu institucionet obligimin e tyre njerëzor e moral për këta njerëz, që detyrohen të shkojnë në institucione arsimore duke qenë të vetëdijshëm se pak mund të kontribuojnë, por u duhet ta ruajnë vendin e punës dhe kafshatën e bukës për familjet e tyre dhe për të blerë ilaçet.
SBASHK, pa dashur të përzihet në politika të mëdha a të vogla të shtetit tonë, konsideron se nëse për dikë, pa marrë parasysh arsyet politike e çfarëdo qofshin ato, gjenden mjete për paga pa shkuar as edhe një ditë në punë, atëherë është obligim moral e njerëzor që të gjendën mjete edhe për punëtorët arsimorë me sëmundje të rënda që ta gëzojnë mbështetjen e shtetit, të marrin mbështetje të dinjitetshme materiale, të kenë kohë të merren me sëmundjen e tyre e të zëvendësohen me kuadro gjegjëse e që janë duke pritur me vite për një vend pune e gjithashtu të gjendën mjete edhe për punëtorët arsimor që me muaj të tërë punojnë e nuk paguhen./arbresh.info/
Parashikimi i motit për nesër – E diela me shi, pasdite mund...
Pritjet në kufi: Dheu i Bardhë pika më e ngarkuar
Nicolas Maduro sjellet në Nju-Jork
Gjermania mbështet kërkesën për një zgjidhje të qëndrueshme ...
Maduro pritet të paraqitet në gjykatë deri të hënën në mbrëm...
Të shtëna me armë zjarri në Gjakovë, plagoset një vajzë kali...