E lidhur më lajmet e qarkulluara se Haradinaj japi dorëheqje për kalkulime politike, Kryeministri në detyre tha se nuk është e vërtet.
Madje Haradinaj në këtë konferencë për media bëri të ditur se për nesër i ka ftuar në një konsultë partneret e koalicionit, raporton Arbresh.info.
“Kalkulim politik është por jo në raport më të drejtat e brendshme. Si kom llogarit as pasojat për veti as për tjerët. E di që i kom prish vendin atyre që kanë qenë në pushtet. E kom ftu edhe Kryetarin Veseli dhe Kryetarin Limaj për një konsultë nesër. Aleanca do të shkoj e vetëm në zgjedhje. Vendosja e taksës nuk është bërë për kalkulime politike por e kemi bërë bashke kundër agresivitetit të Serbisë. Pastaj çështja e ndarjes së Kosovës as kjo nuk është bërë për politik por për interes të vendit e kemi mbrojt”, tha Haradinaj.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1121326141588341/
Merz: Bota ka hyrë në epokën e politikës së fuqive të mëdha
28-vjetori i sulmit të dytë ndaj familjes Jashari, Kurti: Hi...
KFOR-i dhe Policia zhvillojnë ushtrim të përbashkët për reag...
Çfarë parasheh anëtarësimi në Bordin e Paqes?
Trump sërish e përmend ndalimin e konfliktit ndërmjet Kosovë...
Themelohet Bordi i Paqes, presidentja Osmani nënshkruan dekl...