Ish-deputeti i Aleancës Kosova e Re, Islam Pacolli, ka bërë homazhe tek memoriali në Reçak dhe qëndroi edhe tek busti i William Wallker.
“Këta janë heronjtë e tanë, të cilët ranë për vendin. I kujtojmë me mall e krenari, duke i shprehur kurajo e forcë familjarëve”, deklaroi Pacolli.
Më 15 Janar të vitit 1999, në fshatin Reçak të Shtimes, forcat policore-ushtarake, si dhe paramilitare serbe, vranë dhe masakruan 45 civilë shqiptarë të paarmatosur.
Kjo masakër alarmoi botën për tmerrin dhe gjenocidin që po ushtrohej ndaj popullatës civile shqiptare dhe njëherësh shënoi një kthesë historike për Kosovën.
Një ditë pas masakrës, më 16 janar, rreth orës 13:30 minuta në Reçak kishte shkuar ish-shefi i misionit të OSBE-së William Wallker, për të parë nga afër këtë ngjarje të tmerrshme kriminale.
“Nga ajo që pashë nuk ngurroj të përshkruaj ndodhinë si masakër dhe krim kundër njerëzimit. Kjo është ngjarja më trishtuese në jetën tim”, pati deklaruar Walker, duke mobilizuar fuqitë e mëdha për ndërhyrje./arbresh.info/

Rama: Do të mbyllen të gjitha vendpunishtet në kryeqytet
Gjesti dorëzon kallëzim penal ndaj Onima për të drejtat e au...
Rama: Negociatat me BE-në, proces historik që transformon sh...
Kurti kundërshton heqjen e akcizës dhe TVSH-së për naftën
Rikthehet furnizimi me energji elektrike pas ndërhyrjeve në ...
Eskalon protesta, protestuesit kalojnë me forcë policinë