Njëri prej avokatëve të akuzuarve në Gjykatën Speciale, ju ka referuar ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si bujq.
Këtë e ka thënë avokati, Ben Emmerson, gjatë konferencës për ecurinë e çështjes, raporton arbresh.info.
“Këta nuk kishin shpresë se do të mund të arrinin, nëse nuk do të ishin mbështetur nga popullata dhe nëse do të kishin kryer krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Këta drejtues, të ashtuquajtur, që janë sot në bankën e të akuzuarit, ishin njësoj sikur individët e tjerë në të gjithë Kosovës. Burokrat dhe burra, të cilët një ditë vendosën të bashkohen me ta. Këta ishin bujq, ishin vullnetarë, vinin nga të gjitha anët e vendit, kishin një qëllim të përbashkët, të mbronin veten dhe komunitetin e tyre”, është shprehur Emmerson.
Komentet janë bërë në konferencën e Dhomave të Specializuara për ecurinë e çështjes.
Aty po marrin pjesë të gjitha palët e përfshira, gjykata, prokuroria, mbrojtja dhe të akuzuarit./arbresh.info/
PDK garon me numrin 130 në zgjedhjet e 28 dhjetorit
123 – numri që do të mbajë LDK për zgjedhjet nacionale
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, ky është numri me të cilin garon N...
Numri 129 i takon AAK për zgjedhjet e ardhshme
Lëvizja Vetëvendosje garon me numrin 116 në zgjedhjet e 28 d...
BE me hezitime për heqjen e masave ndaj Kosovës para zgjedhj...