Dega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Ferizaj, ka mbajtur të dielën në mbrëmje Kuvendin Zgjedhor. Pas zgjedhjes së Këshillit Drejtues prej 30 anëtarëve, me vota unanime dhe pa asnjë kundër, kryetar i Degës së AAK-së në Ferizaj, u zgjodh Xhavit Zariqi.
Në një njoftim për media të kësaj partie thuhet se në këtë Kuvend u zgjodhën edhe delegatët që do të marrin pjesë në Kuvendin Qendror të AAK-së.
Kryetari i porsazgjedhur, duke falënderuar delegatët për besimin e dhënë, u zotua se do të angazhohet me të gjithë potencialin, në mënyrë që programin e AAK-së ta zbatojë në përpikëri dhe se do të punojë në atë drejtim që kjo parti të gjejë përkrahje edhe më të madhe në Ferizaj.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka përgëzuar delegatët për organizimin e këtij kuvendi, duke uruar zgjedhje të mira dhe suksese në të ardhmen.
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës