Është mbajtur sot testi kualifikues për kandidatët e rinj për prokurorë, i organizuar për herë të parë nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), në kuadër të procesit të rekrutimit të 22 kandidatëve për prokurorë.
Sipas komunikatës, procesin e testit kualifikues e ka mbikëqyrur Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, i cili është edhe kryetar i Komisionit për rekrutimin e prokurorëve të rinj.
Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka thënë se sistemi prokurorial i ka të gjitha kapacitet dhe infrastrukturën e duhur që të zbatojë procesin e rekrutimit të prokurorëve me standarde të larta dhe që të garantojnë përzgjedhje vetëm në bazë të meritës. Gjithashtu, Lumezi, të gjithë kandidatëve të rinj, për prokurorë, iu ka dëshiruar suksese.
Në testin e sotshëm kanë marrë pjesë gjithsej 123 kandidatë, ndërkohë që gjashtë prej tyre ishin nga komunitetet jo shumicë.
Testi është mbajtur në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri.
Dallaveret me vota, Kryeprokurori i Gjakovës del në konferen...
I shpëtohet jeta një 37-vjeçareje në Mitrovicë, pati gjakder...
Dy tifozë të Chelseat përfundojnë në spital në Napoli, klubi...
Nesër varroset fëmija që vdiq tragjikisht në lumin e Gadimes
Mbyllet për publikun seanca për spiunazh ndaj Bedri Shabanit...
“E çojke vala djalin, ma dha Zoti fuqinë”, flet personi që e...