Ish-drejtori i Organizatës Botërorë të Shëndetësisë në Kosovë, Skënder Syla ka thënë se pandemia COVID-19 mund të zgjasë, ndërsa edhe nëse largohet gjatë verës, ky virus mund të rikthehet prapë në vjeshtë.
Ai tha se sipas parashikimeve të ekspertëve botërorë parashihet se do të ketë edhe valë të tjera, por ne duhet të përqendrohemi në luftën e COVID në këtë kohë.

“…Po mund të pritet valë edhe gjatë vjeshtës, por mund të ketë qarkullim të virusit deri në atë kohë. Shtetet duhet të hapen gradualisht dhe shkallë-shkallë”, tha Syla.
Syla që tashmë është drejtor i OBSh-së në Bullgari, tha se Kosova deri më tani ka menaxhuar mirë me këtë pandemi dhe për këtë ka falënderuar të gjithë sektorin e shëndetësisë, por edhe qytetarët të cilët po tregohen shumë të disiplinuar. /RTVDukagjini/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...