Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve sot në ora 09:00 fillon rinumërimi i 292 vendvotimeve që u takojnë Zgjedhjeve Lokale për Kuvende Komunale të cilat u mbajtën më 17 tetor.
Ndërkohë dje KQZ ka certifikuar rezultatet përfundimtare të raundit të parë të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave, por në këtë certifikim nuk janë përfshirë komuna e Shtimes, Ferizajt, Podujevës e Kllokotit për shkak të ankesave.
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi tha se kanë komunikuar me Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe Gjykatën Supreme të cilat kanë kërkuar që rezultatet e katër komunave të mos certifikohen për shkak se ka ankesa në procedurë. /arbresh.info/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...