Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka vlerësuar se me ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, Thaçi i fitoi edhe disa miliona më shumë, kurse qeveria Haradinaj edhe ndonjë ditë më shumë në pushtet.
Postimi i Selimit në Facebook:
Me ratifikimin e Marveshjes se Demarkacionit te kufirit me Malin e Zi, sot malazezet fituan 8300 hektare te bjeshkeve tona te bukura, Thaci i fitoi edhe disa miliona me shume, kurse Qeverise Haradinaj edhe ndonje dite me shume ne pushtet. Keta jane fituesit e 21 Marsit. Kurse humbesi kujdestar mbetet Kosova.
Po ju o deputet te mjere qe votuat qorras, cka fituat? Ndoshta dikush ndonje cope nga Thaci e te tjeret asgje me shume perveq se u bete hisedare ne tradhtine qe i beri Thaci Kosoves dhe shqiptareve. Nuk mbeti pa fituar as Vucici te cilit tash po i hapen shanset per jetesimin e Zajednices ne Kosove. Ne ditet ne vijim pason hapi i radhes ne takimin Vucic-Thaçi.
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...