Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj përmes një letre zyrtare ka kërkuar nga Guvernatori i Bankës Qendrore, Fehmi Mehmeti informacione të detajuara mbi arsyeshmërinë dhe faktorët mbi vendimin e rritjes së tarifave për regjistrimin e automjeteve për 26 përqind.
Këtë e bëri të ditur vet Haradinaj nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”.
Në mesditën e sotme është protestuar pikërisht për të kundërshtuar një vendim të tillë, ndërsa edhe gjatë ditës së nesërme është paralajmëruar protesta.Ky është postimi i plotë i Haradinajt: Pas vendimit për rritjen e tarifave për regjistrimin e automjeteve për 26% dhe pas reagimeve të shumta të qytetarëve, sot i jam drejtuar Guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, me kërkesën për një informatë të detajuar mbi arsyeshmërinë dhe faktorët në bazë të të cilave është marrë ky vendim./arbresh.info/
Kurti takohet me Komisioneren e BE-së për Zgjerim, Marta Kos...
“Nuk jam i befasuar”, Bale kritikon Xabi Alonson pas shkarki...
Trump arrin në Zvicër për Forumin e Davosit
Osmani: Askush nuk e mishëroi shprehjen “unë, biri yt Kosovë...
Publikohet video ku Lim Hoti rrihet në mes të rrugës nga rep...
Basha: Rugova e udhëhoqi popullin tonë në kohëra dhe rrethan...