Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK) përmes një komunikate për media ka reaguar ndaj një shkrimi të ish – kryeparlamentarit Jakup Krasniqi lidhur me dështimet e delegacionit të Kosovës në Bruksel, të cilin ai në një moment e quan delegacion “femre”.
RrGGK e konsideron këtë deklaratë absurde dhe shumë ofenduese për të gjitha gratë dhe vajzat e Kosovës, sidomos për gratë në politikë dhe vendimmarrje.
“Deklarata të tilla vetëm e përforcojnë diskriminimin ekzistues social, politik dhe ekonomik gjinor në Kosovë. RrGGK e konsideron të papranueshme tërheqjen e paraleleve në mes të dështimeve në negociata dhe të qenurit grua”, thuhet në reagimin e RrGGK-së.
RrGGK i rikujton Krasniqit që shumë prej figurave më aktive, më të suksesshme dhe më të palodhshme në sferën politike të Kosovës janë gra.
“Gra, nga pozita dhe opozita, në nivel lokal dhe qendror, të cilat punojnë palodhshëm për të mirën e qytetarëve. Këto gra në politikë njëkohësisht ballafaqohen me diskriminim gjinor dhe gjuhë seksiste çdo ditë, dhe deklarata të tilla ofenduese vetëm e fuqizojnë dhe e riprodhojnë këtë diskriminim”, thuhet në reag imin e RrGGK-së.
RrGGK dënon rëndë këtë gjuhës seksiste, si dhe çfarëdo lloji të justifikimit të diskriminimeve të tilla gjinore që shkelin ligjet e Kosovës.
Me reagimin e tij, sipas RrGGK-së, Jakup Krasniqi ka shkelur Ligjin kundër Diskriminimit (2015) si dhe Ligjin për Barazi Gjinore (2015).
RrGGK-së, kujton se Republika e Kosovës siguron barazinë gjinore si vlerë themelore për zhvillimin demokratik të shoqërisë, mundësi të barabarta për pjesëmarrje të grave dhe burrave në jetën politike, ekonomike, sociale, kulturore dhe në fusha të tjera të jetës shoqërore.
RrGGK kërkon nga Krasniqi që t’u kërkoj falje kolegeve të tij në politikë për këtë deklaratë siq e quajnë ato ofenduese.
Osmani për BBC: Kosova e di si arrihet paqja
Vuçiq e quan takimin mes eurodeputetëve dhe opozitës serbe “...
Rama në Izrael, takim kokë më kokë me Netanyahun – zbardhet ...
Protesta e opozitës në Tiranë, nën hetim katër figura kyçe n...
Thirrje në Gjermani për tërheqjen e arit nga SHBA-ja
REL: Kur Perëndimi përçahet, gjëma ndihet edhe në Ballkan