PSD do të ftojë në një takim për të premten të gjitha partitë parlamentare e jo parlamentare opozitare, përfaqësues të shoqërisë civile, sindikatave të ndryshme dhe personat publik e jopublik që janë të interesuar që bashkërisht ta kundërshtojnë vendimin për rritjen e çmimit të rrymës.
Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i PSD-së Dardan Molliqaj përmes një postimi në Facebook, sipas të cilit në takim do të vendoset për hapat dhe mënyrën e kundërshtimit.
“Rendi i ditës: Diskutimi i formave të kundërshtimit të vendimit të ZRRE për rritjen e çmimit. Të shqetësuar me vendimin e ZRRE-së ku çmimi i energjisë elektrike rritet për 100%. Pas disa javësh kundërshtimesh të propozimit të parë, aksione simbolike, konferenca e protestë të fuqishme, qeveria nuk reflektoi.
Vendimi i ri është pothuajse i njëjtë me të vjetrin. Përsëri nuk preken bizneset, dhe përsëri buxheti i republikës dëmtohet me 100 milionë euro dhe po ashtu për një pjesë të madhe të qytetarëve rritet fatura në fund të muajit. Në këtë krizë energjetike, të gjithë po humbim, vetëm KEDS dhe KESCO po vazhdon fitimin. Rritja e energjisë e papranueshme. Kundërpërgjigja opozitare e domosdoshme”, ka shkruar Molliqaj.
Takimi do të mbahet më 11 shkurt, duke filluar nga ora 13:00.
Çfarë kanë të veçantë njerëzit e lindur në muajin dhjetor?
SHBA dhe Ukraina diskutojnë për armëpushimin, para samitit e...
Parashikimi i motit për të dielën
Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar–Tetovë, tet...
Trepça triumfon bindshëm në Therandë, fitore edhe për Borën
Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 40-vjeçari