Pas një hetimi të gjatë lidhur me fenomenin e fajdeve në Prizren e më pas edhe të kanosjes, hetues rajonalë në bashkëpunim me prokurorinë e shtetit dhe me miratimin e gjykatës themelore, me qellim të gjetjes së provave materiale, sot në mëngjes janë kryer bastisje në tri lokacione në vende të ndryshme.
Gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar; një armë zjarri e tipit kallashnikov me katër karikatorë; një pushkë gjahu e prodhimit rus; një pistoletë e llojit “Zastava” disa fishekë; një boks metalik dhe një veturë e llojit Nisan Morano.
Po ashtu janë sekuestruar letra e dokumente të ndryshme me interes për hetimin e rastit. Janë shoqëruar për intervista katër persona të dyshuar të cilët më pas, janë ndalur nën masën e arrestit policor. Provat materiale dhe shkresat e lëndës do t’i kalojnë prokurorisë për procedura të mëtejme.
Dy të plagosurat në Majac të Podujevës në rrezik për jetë
Tragjedia në Podujevë: Një i vrarë dhe dy të plagosura
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kërkojnë respektim të gjuh...
Bilanci paraprak i dhunës në protestë, 4 efektivë policie të...
Prokuroria konfirmon vrasjen e një personi në Majac të Poduj...
“Mervan Bejtullahu në skenë sërish për Dukagjinin”, Prishtin...