Me rastin e Ditës Botërore të Turizmit, Shoqata e Turizmit Alternativ të Kosovës (SHTAK) në bashkëpunim me Grupin e Çiklistëve “Podujeva’s Cycling Group” në komunën e Podujevës organizoi sot një aktivitet me biçikleta, me ç’rast promovuan një shteg 39 kilometrash të kësaj komune.
Këtë shteg, i cili përfshin shumë fshatra të Podujevës si Ballocin, Herticën etj., e përshkuan vetëm 18 çiklistë, për shkak të motit të ligë.
Kryetari i Shoqatës Baki Hoti tha se qëllimi i këtij aktiviteti është sensibilizimi i institucioneve lokale që të tregojnë se komuna e Podujevës ka mundësi të zhvillimit të turizmit dhe mundësi të ndryshme të atraksionit. Ai shtoi se edhe Kosova si të gjitha vendet e botës duhet të tregoj se ka potencial për turizëm.
Ndërsa, njëri nga këta çiklistët, Milazim Rekaljuja tha se për shkak të kësaj dite duhet të promovojnë turizmin në komunën e tyre, dhe sipas tij edhe komuna duhet të bëjë diçka më shumë për çiklistët dhe duhet t’i përkrahë duke bërë shtize për biçikleta. Ai gjithashtu bëri thirrje për shoferët me automjete që të kenë një kulturë që t’i respektojnë çiklistët, pasi që, tha ai, ata janë të rrezikuar shumë nga automjetet.
Fluksi në pikat kufitare: 1 km kolonë në Muçibabë
Rama paralajmëron taksë: Nga 1 euro për veturat nga qytetet ...
Bllokime rrugore në Shkodër, mbi 200 mjete të ndaluara nga d...
Bora përfshin Shqipërinë, Rama: Ekipet në terren për të gara...
Votat nga diaspora: LVV prin me 87.19% të votave të numëruar...
Elezi: Edhe 5 komuna përmbyllin numërimin e votave të kandid...