Në ditën e Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës, nënkryetari i kësaj komune, Selim Pacolli bashkë me përfaqësues të Shoqatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) kanë bërë homazhe tek Kompleksi Memorial i Dëshmorëve në Makoc.
Pacolli tha se dhe pas 22 viteve nuk zbehet kujtimi për dëshmorët e kombit dhe martirëve.
Ai u shpreh se forcat paramilitare serbe mllefin e humbjeve në beteja nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës e kthenin mbi popullatën civile, duke shtuar edhe se Makoci ishte vendi më i përgjakshëm i zonës së Gollakut.
“Sikur sot e 22 vite më herët asnjëherë nuk zbehet kujtimi për të gjithë dëshmorët e kombit fillimisht, të martirëve dhe të viktimave. Si zakonisht pas çdo beteje forcat serbe paramilitareve që humbshin betejat karshi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mllefin e vet e shfrynin mbi popullatën civile. Ky është një rast i tillë ku me këtë datë të vitit 1999 duke filluar nga fshati Grashticë, Makovc dhe Llukar kjo ishte mund të them vendi me i përgjakshëm i zonës së Gollakut, ose të Komunës së Prishtinës. Në këtë vend janë me qindra civil të cilët nuk u kursyen as fëmijët në moshë minore e as të vjetrit në moshë ndoshta 100 vjeçare, dhe ne jemi këtu për ti i përkujtuar dhe për të nderu gjakun e tyre deri në amshim, deri të ketë shqiptar në këtë tokë këta njerëz do të përkujtohen dhe do të nderohen”, tha ai.
Gjykata cakton një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për kri...
Mësohen katër ekipet gjyësmëfinaliste në Ligën e Europës
Dyshimet për bombolë gazi bien poshtë, vijojnë hetimet për t...
Netanyahu pranon armëpushimin – por thotë se trupat iz...
Parashikimi i motit për të premten
Braga e shokon Betisin, kualifikohen në gjysmëfinale