Shqipëria dhe Kosova janë shumë pranë miratimit të marrëveshjes së njohjes së viteve të punës, duke bashkuar periudhat e kontributeve, për personat që punojnë në vendet respektive.
Marrëveshja mes dy vendeve është dërguar për miratim në Parlament, dhe synon që qytetarët e të dy vendeve të mund të marrin pensionin e pleqërisë që iu takon pavarësisht se sa vite kanë punuar në njërin shtet apo në tjetrin.
Në marrëveshje përcaktohet bashkimi i periudhave të sigurimit jo vetëm për pension pleqërie, por edhe për pension familjar apo invaliditeti, me kusht që ato të mos mbivendosen.
Marrëveshja parashikon rregullime të veçanta për trajtimin e personave të punësuar dhe të vetëpunësuar, të nëpunësve të shërbimit civil, anëtarëve të misioneve diplomatike dhe zyrave konsullore dhe punëtorëve të dërguar nga punëdhënësi për të punuar për llogari të tij në vendin tjetër.
Sipas ligjit “Për sigurimet shoqërore” përfitojnë nga skema e këtyre sigurimeve dhe kontributeve shqiptare, të gjithë ata persona që do të kenë mbi 15 vjet pune të siguruara. /TvKlanAlbania/
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...