Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit të pandehurit Liridon Uruqit në kohëzgjatje prej 1 muaji.
I pandehuri dyshohet se më 28 korrik në fshatin Bresalc me veprim të drejtpërdrejtë ka privuar nga jeta tani të ndjerin Fatlind Arifi me revole të markës TT të kalibrit 7.62 mm, duke shkrepur në drejtim të ndjerit në një distancë prej 4 – 5 metra, me që rast ka goditur në anën e majtë të kraharorit.
Me këtë veprime i pandehuri ka kryer veprat penale vrasje dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve. Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...