Komunat e Kosovës kanë shpenzuar mbi 12 milionë euro si pasojë e humbjeve të rasteve në procese gjyqësore. Ndër to prijnë komuna e Leposaviqit, Ferizaj, Mitrovica e Jugut, Deçani, Drenasi, dhe Kllokotit të cilat kanë paguar më së shumti nga vendimet e gjykatave në periudhën janar- tetor të vitit 2019. Gjitha këto po vijnë si pasojë e mungesës së stafit në zyre ligjore të komunave.
Këto të dhëna u publikuan sot në konferencën e Lëvizjes “Fol”, ku u prezantuan edhe gjetjet tjera nga monitorimi i tillë në kuadër të projektit “Transparenca dhe llogaridhënie komunale për taksapaguesit”, të mbështetur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë.
Koordinatori i projekteve në ‘Fol’, Elbasan Racaj tha se edhe në të kaluarën komunat kanë bërë shpenzime të tilla, ku vetëm në vitin 2018 komunat kanë shpenzuar më shumë rreth 16 milionë euro, ndërsa vitin 2017, tetë milionë.
Ndërsa, ndër komunat që kanë shpenzuar më pak, ai tha se janë Shtërpca, Ranillugu, Obliqi, Dragashu, Hani i Elezit dhe Graçanica.
Gjithë këto humbje, sipas Racajt po vijnë në mungesën e stafit të zyrave ligjore në komunat përkatëse.
Lëvizja FOL, në kuadër të mbledhjes së këtyre të dhënave, ka shfrytëzuar edhe raportet financiare të komunave, të dhënat e ofruara nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, si dhe të dhënat e publikuara nga Zyra Kombëtare e Auditimit
Mbappe me mesazh mbështetës për Diazin i cili humbi penallti...
I burgosuri shqiptar vritet me thikë nga një grek në burgun ...
Çmimi i arit arrin rekord të ri pasi Trump kërcënon Evropën ...
MPB mirëpret aksionin policor për leje armësh: Nuk do të tol...
Marc Guehi zyrtarisht lojtari më i ri i Manchester Cityt
Shefi i EULEX-it viziton Zyrën e Kryeprokurorit, në fokus mb...