Nga sot, Komuna e Drenasit, drejtoritë me shumicë i udhëheqin gratë, nga gjithsejtë 12 drejtori, 7 prej tyre do të udhëhiqen nga femrat dhe 5 nga meshkujt.
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka plotësuar ekzekutivin me emërimin edhe të dy drejtorive, të cilat do të udhëhiqen nga femrat.Shqipe Zogu do të udhëheqë Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ish- asambliste e Kuvendit Komunal në Drenas për dy mandate dhe Egzona Jetullahi do të udhëheqë Drejtorinë për Zhvillim Ekonomik.
Drejtorinë e Infrastrukturës Publike do ta drejtojë Idriz Hysenaj, Flutura Avdiu, atë të Planifikimit Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit, Anita Abdullahu, Drejtorinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillim Rural dhe Shyqyri Bublaku, Drejtorinë për Buxhet e Financa, ndërsa drejtoritë tjera do të drejtohen nga drejtorët aktualë.
Mustafa i LDK-së: Procesi zgjedhor po ecën mirë, shfrytëzoje...
Mbi 700 mijë qytetarë votuan deri në ora 17:00
Lewa flet hapur për të ardhmën e tij tek Barcelona
Pjesëmarrje më e madhe në votime krahasuar me zgjedhjet e 9 ...
Shoqërohet në Polici një person nën dyshimin për fotografim ...
Xhaka ndër më të mirët – Sunderlandi luan baras me Leedsin