Ministri i Mbrojtjes në detyrë, Anton Quni, ka pritur sot në takim ministrin e Punëve të Jashtme në detyrë, Glauk Konjufca, ku kanë biseduar për mundësitë e koordinimit ndërministror për bashkëpunim me jashtë, në raport me NATO-n dhe organizatat tjera ndërkombëtare të sigurisë dhe mbrojtjes.
Sipas njoftimit për media, në fillim të takimit ministri Quni e njoftoi ministrin Konjufca për aktivitetet në ministri dhe FSK, për angazhimet që ka dhanë FSK-ja në përballimin e gjendjes me pandeminë COVID-19, dhe me detyrat dhe aktivitetet që kanë qenë të planifikuara.
“Ai foli edhe për bashkëpunimin e gjerë që ka MM me partnerët ndërkombëtarë, me NATO-n duke theksuar bashkëpunimin e mirë ditor me Ekipin Këshillues Ndërlidhës të NATO-s (NALT)”, thuhet në njoftim.
Tutje në njoftim thuhet se, dy ministrat biseduan për mundësitë e koordinimit ndërministror për bashkëpunim me jashtë, në raport me NATO-n dhe organizatat tjera ndërkombëtare të sigurisë dhe mbrojtjes.
“Për dërgimin e FSK-së në misione paqeruajtëse jashtë vendit; për statusin kohor të mandatit të atasheve të mbrojtjes jashtë vendit; koordinimin e aktiviteteve për anëtarësim në A-5 (Karta e Adriatikut-SHBA) dhe pika të tjera”, thuhet në komunikatë.
Ministri Konjufca nga ana e tij, përgëzoi FSK-në për sukseset e deritashme, duke falënderuar dhe shprehur mirënjohje të veçantë për kontributin e FSK-së gjatë pandemisë në kthimin e qytetarëve kosovarë dhe transportin e tyre nga aeroporti ‘Adem Jashari’ në karantinë nga transporti i specializuar i FSK-së.
Ai shprehu gatishmërinë që bashkëpunimi në mes të dy ministrive të thellohet në fushat e përbashkëta, duke theksuar se do të bëjnë krejt çka duhet nga MPJ që FSK të ketë bashkëpunim ndërkombëtar më të zgjeruar dhe angazhime në kuadër të misioneve paqeruajtëse në botë, me qellim të inkuadrimit në NATO që është synim i shtetit të Kosovës.
I kërkuar nga Italia për trafik droge, arrestohet 50-vjeçari...
Bashkimi Evropian dhe Australia nënshkruajnë marrëveshje për...
27-vjetori i sulmeve të NATO-s, Osmani: Kosova nuk harron
27 vjet nga ndërhyrja e NATO-s, Rama: Moment kyç për lirinë ...
Hamza: 24 Marsi 1999, momenti që ndryshoi fatin e Kosovës, m...
Begaj kujton ndërhyrjen e NATO-s kundër Millosheviçit: Shqip...