Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike do të mblidhet për të shqyrtuar raportet e auditimit të dy ndërmarrjeve publike.
Fillimisht, do të bëhet shqyrtimi i raportit të auditimit të KRU “Prishtina” për vitin financiar të përfunduar më 31 dhjetor 2018.
Po ashtu, do të bëhet shqyrtimi i raportit të auditimit të Ndërmarrjes Publike “Posta e Kosovës” për vitin financiar të përfunduar më 31 dhjetor 2018. Shqyritimi i këtyre raporteve ishte edhe pikë e rendit të ditës në mbledhjen e para treditësh, por ajo dështoi në mungesë të kuorumit.
Gjithashtu, anëtarët e këtij komisioni do të bëjnë shqyrtimin dhe miratimin e raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Kontrollin e Brendshëm të Financave Publike.
Sabotazhi i pretenduar në Serbi me pasoja të mundshme politi...
Aksident trafiku në Rixhevë të Klinës, një i lënduar
Teherani: Retorika e Trump pa efekt në hapjen e Hormuzit
Alarm te Real Madridi: gjashtë lojtarë në rrezik pezullimi p...
Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë, humb jetën 24-vjeçari
Arrestohet braziliani në Pejë, u kap me substanca narkotike