Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj sot e ka filluar vitin akademik për herë të parë si njësi akademike e ndarë nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Udhëheqës të këtij institucioni thanë se këtë vit mbi 10 mijë studentë kanë konkurruar për një indeks dhe kjo e bën këtë Universitet mjaft konkurrent e të dëshiruar nga të rinjtë.
“Sot po shënojmë një ditë të veçantë sepse po fillojmë punën me Universitetin e Shkencave të Aplikuara prandaj nuk mund të themi se kemi pasur festë më të madhe se kjo. Ju e keni privilegjin që të jeni studentët e parë të Universitetit të shkencave te aplikuara dhe do të merrni diplomën me logon dhe me vulën e këtij universiteti, ju jeni ata që duhet të tregoni se e kemi merituar këtë emër”, ka thënë Agron Bajraktari rektor i Universitetit në Ferizaj
Edhe kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa vlerësoi se një institucion i këtij niveli akademik është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e gjithë komunës. Sipas tij tregu i punës ka nevojë për këto profesione prandaj avancimi i këtyre të rinjve ka një dobi të dyfishtë.
Edhe studentët shprehën kënaqësinë me afërsinë e shërbimeve tani në Ferizaj. Për ta ky universitet do të jetë një udhërrëfyes mjaft i nevojshëm në jetë.
Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj këtë vit akademik e nis me 550 studentë të rinj. Ndërsa mbi 2 mijë studentë ndjekin studimet në 4 drejtimet në shkallën Bachelor dhe Master.
Drejtimet e studimeve edhe sivjet janë Menaxhment industrial, Menaxhment i turizmit dhe hotelerisë, Shkencat e Inxhinierinë Industriale me Informatikë dhe Arkitektura e interierit dhe Dizajni i mobileve. Në të ardhmen janë premtuar drejtime të reja që lidhen edhe më profesione të tjera si në fushat mjekësore po ashtu edhe edukative.
Dy të plagosurat në Majac të Podujevës në rrezik për jetë
Tragjedia në Podujevë: Një i vrarë dhe dy të plagosura
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kërkojnë respektim të gjuh...
Bilanci paraprak i dhunës në protestë, 4 efektivë policie të...
Prokuroria konfirmon vrasjen e një personi në Majac të Poduj...
“Mervan Bejtullahu në skenë sërish për Dukagjinin”, Prishtin...