Dy vite më parë, Kadri Veseli mori udhëheqjen e Partisë Demokratike të Kosovës.
Veseli, aktualisht Kryetar i Kuvendit të Kosovës ishte zgjedhur lider i PDK-së më 7 maj 2016.
Zgjedhja e tij u bë në konventën e shtatë të jashtëzakonshme zgjedhore të PDK-së, e cila u mbajt në Prishtinë
Zgjedhja e Veselit kryetar ishte bërë me votim të hapur nga 781 delegatë të cilët morën pjesë në konventë.
“Jam shumë falënderues nga ju sot, por në të njëjtën kohë do të jem shumë i drejtpërdrejtë dhe shumë i përgjegjshëm se bashkë me ju na presin edhe shumë punë të përbashkëta për vendin tonë, për qytetarët e vendit tonë, për Partinë Demokratike të Kosovës.Do të fillojmë menjëherë të punojmë. Ku i kemi punët mirë, do të punojmë edhe më mirë. Aty ku kemi ngecje do të përmirësohemi, do t’i pranojmë gabimet dhe do të ecim përpara, në mënyrë që Partinë Demokratike të Kosovës ta forcojmë për shtetin e Kosovës, për qytetarin e Kosovës. Fitore të sigurt”, pati thënë Veseli.
Ndryshe Kadri Veseli ishte kandidati i vetëm që garoj për të marrë postin drejtues të PDK-së.
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...