
Decorative Scales of Justice in the Courtroom
Gjykimi kundër Oliver Ivanoviq dhe katër të akuzuarve tjerë të dyshuar për krime kundër popullatës shqiptare gjatë viteve 1999 – 2000 në Mitrovicë, ka vazhduar të enjten në veri të Mitrovicës, ndërsa para trupit gjykues ka dëshmuar dëshmitari Luan Abrashi.
Ai, që atë kohë ishte vetëm 12 vjeçar, tha se natën e 3 shkurtit të vitit 2000 ka qenë bashkë me prindërit Reshat dhe Sabiha Abrashi në banesën e tyre në veri.
Sipas tij, atë natë që nga ora 18:00 janë zhvilluar ngjarje të pazakonta në atë pjesë të qytetit, duke përfshirë edhe sulmet ndaj shqiptarëve të cilat kanë zgjatur pothuajse deri në mesnatë.
“Kam dëgjuar atë natë të shtëna armësh, shpërthime bombash, bërtitma njerëzish dhe çka nuk kam dëgjuar tjetër. Rreth orës 23:00 disa persona kanë provuar që me forcë ta thyejnë derën e banesës tonë. Nëna ka dalë menjëherë në korridor dhe ka kërkuar me zë ndihmë nga policia, derisa në atë moment njëri prej personave ka shtënë me armë duke e plagosur kështu nënën time”, ka thënë mes tjerash Abrashi.
Ai shtoi se pas kësaj, ka dal në ballkon duke kërkuar ndihmë me zë për nënën e tij të plagosu r, me ç’rast kishte parë numër të madh serbësh përreth ndërtesës së tij.
Nga ballkoni i tij, vazhdoi dëshmitari, kishte arritur të kaloj në ballkonin e fqinjit e mbiemrin Idrizoviq, dhe pastaj nga banesa e fqinjit kishte shkuar një kat më poshtë për të kërkuar ndihmë.
“Kam trokitur në derën e një serbi emrin e të cilit nuk e di, por e di vetëm se voziste autoambulancën, i cili ka ardhur menjëherë, dhe bashkë me babain tim e kanë dërguar nënën e plagosur në spitalin e veriut të Mitrovicës. Fatkeqësisht, nëna nuk i mbijetoi plagëve dhe të nesërmen rreth orës 16:00 ka ndërruar jetë në spital”, sqaroi Abrashi.
Ai bëri të ditur se natën kur e kishte dërguar nënën në spital, babai ishte kthyer rreth mesnatës prapë në banesë, dhe në ndërkohë kishin ardhur sërish disa persona civilë, kishin vjedhur nga banesa e tyre televizorin, video rekorderin, si dhe pajisje tjera, ndërsa kishin kërkuar nga babai që ta braktisë menjëherë banesën, gjë që babai nuk kishte pranuar.
Sa i përket Oliver Ivanoviqit dhe katër të akuzuarve tjerë, Dragolub Delibashiq, Ilija e Nebojsha Vujaçiq dhe Aleksandar Llazoviq, dëshmitari theksoi se nuk i kishte njohur më parë dhe as që i kishte parë natën kur kishte ndodhur incidenti.
Gjatë pasdites së sotme pritet të ofrojë dëshminë rreth këtyre ngjarjeve edhe një dëshmitar tjetër, Ismet Rrukeci, ndërsa në seancën e radhës që do të vazhdojë nesër, janë paraparë dy dëshmitarë, Hava Sejdijaj dhe Behgjet Plakolli.
Tre të rinj vdesin pas një aksidenti në rrugën Gjirokastër-T...
Gjendet pa shenja jete një burrë në shtëpinë e tij në Gjilan
Shpërthimi në barin e njohur në Zvicër: Mbi 100 persona të p...
U ndërpre dje në orën 12:00, pasdite vazhdon numërimi i vota...
Qiproja merr presidencën e radhës të BE-së
35 të lënduar nga mjetet piroteknike kërkuan ndihmë në Emerg...