Në një seancë solemne të mbajtur sot në Mitrovicë, ka dhënë betimin kryetari i ri i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, si dhe anëtarët e Kuvendit të Komunës të zgjedhur në zgjedhjet lokale që u mbajtën më 17 tetor.
Në fjalën e tij përshëndetëse, kryetari Hamza ka shprehur falënderimin për qytetarët e Mitrovicës për besimin e dhënë dhe në këtë kontekst ka përsëritur zotimin për angazhim maksimal në krijimin dhe avancimin e jetës së qytetarëve në këtë komunë.
Duke ju drejtuar anëtarëve të rinj të Kuvendit të Komunës, ai ka theksuar se gjatë katër viteve të ardhshme do të rrugëtojnë se bashku në të mirë të qytetarëve mitrovicas.
Ai tha se do të jetë i hapur për të gjithë dhe do të bashkëpunojë me të gjithë anëtarët e Kuvendit Komunal, sidomos me ata që kanë në plan të parë mirëqenien e qytetarëve./arbresh.info/
Kosovë, 2500 persona jetojnë me diabet të tipit 1, prej tyre...
Schlotterbeck në qendër të vëmendjes, klauzola për dy gjigan...
Vdekjet në vendin e punës, Hoti: Do të nisim aksion inspekti...
Sekuestrohen rreth 15 kilogramë heroinë në Ferizaj, arrestoh...
Vdes 36-vjeçari në Shtime, policia nis hetimet
Tottenham në krizë të thellë, rrezikon rënien nga liga pas 4...