Avokati i Popullit të martën publikoi raportin lidhur me të drejtat e zyrtarëve policor që kanë përfituar statusin e “Invalidit të Luftës së UÇK”-së, ku argumentohen shkeljen e të drejtave të këtyre personave në hetim dhe rekomandon Prokurorinë e Shtetit dhe Inspektoratin Policor të Kosovës që në pajtim me kompetencat dhe autorizimet ligjore sa më parë të përmbyllin hetimet lidhur me çështjen e zyrtarëve policorë.
Sipas avokatit, raporti ka të bëjë me mungesën e hetimeve efektive dhe cenimin e dinjitetit të një numri relativisht të madh të zyrtarëve policor nën hetim.
“Raporti vjen si rrjedhim logjik i hetimeve të realizuara bazuar në ankesën e disa zyrtarëve policor ndaj Inspektoratit Policor të Kosovës dhe Prokurorisë së Shtetit, përkitazi me pretendimet për cenimet e një game të gjerë të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, të garantuara me Kushtetutë, me instrumente ndërkombëtare si dhe me ligjet në fuqi. Raporti vlerëson realizimin efektiv të të drejtave të zyrtarëve policor që kanë përfituar statusin e “Invalidit të Luftës së UÇK”-së, në raport me përballjen e tyre me një hetim themelorë joefektiv, me një qasje diskriminuese, shkelje të nenit 6 të Konventës, me mungesë të mjeteve juridike efektive, i përcjellë në vazhdimësi me shkelje të prezumimit të pafajësisë dhe cenimin e të drejtës për mbrojtjen e të dhënave personale. Raporti argumenton shkeljen e të drejtave të këtyre personave në hetim dhe rekomandon Prokurorinë e Shtetit dhe Inspektoratin Policor të Kosovës që në pajtim me kompetencat dhe autorizimet ligjore sa më parë të përmbyllin hetimet lidhur me çështjen e zyrtarëve policorë që trajtoi ky raport në mënyrë që kjo çështje të marr epilog të qartë, qoftë nëpërmjet ngritjes së aktakuzës dhe parashtrimin e çështjes para gjykatës, qoftë me pushimin e hetimeve”, thuhet në raport./arbresh.info/
Sulmuan zyrtarët policorë, arrestohen dy të dyshuar në Klinë
Zhduket një vajzë në Prizren
Tre persona arrestohen në Suharekë, dyshohen se rrëmbyen dhe...
Arrestohet në Kroaci dhe ekstradohet në Kosovë një person i ...
Parashikimi i motit për këtë të diel në Shqipëri
Horoskopi sot – Çfarë parashikojnë yjet për ju?