Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Ilir Murtezaj, sot do të mbajë konferencë për media, në të cilën do të prezantohen të arriturat e Administratës Tatimore të Kosovës për periudhën Janar-Qershor 2019.
Në këtë konferencë, Murtezaj do të flasë për inkasimin e të hyrave Janar-Qershor 2019, trajtimi i borxheve si mbledhja e ndëshkimeve, konfiskimi i pasurisë, trajtimi i borxheve kritike, anulimi i borxheve dhe pasivizimi i borxheve.
Pastaj, automatizimi i proceseve të punës, parandalimi dhe luftimi i ekonomisë joformale, plani Afatmesëm i Reformës 2019-2021, implemetimi i Planit për Përmirësimin e Përmbushjes në Sektorin e Ndërtimtarisë 2019-2021, etj. Në këtë konferencë prezent do të jetë Ministri i Financave, Bedri Hamza.
Sabotazhi i pretenduar në Serbi me pasoja të mundshme politi...
Aksident trafiku në Rixhevë të Klinës, një i lënduar
Teherani: Retorika e Trump pa efekt në hapjen e Hormuzit
Alarm te Real Madridi: gjashtë lojtarë në rrezik pezullimi p...
Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë, humb jetën 24-vjeçari
Arrestohet braziliani në Pejë, u kap me substanca narkotike