Sekretari i Përgjithshëm i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi ka thënë se Nisma nuk ka ndryshuar qëndrimin e saj sa i përket taksës.
Sherifi ka thënë se që nga fillimi e deri më tani ka qenë dhe mbetet qëndrim zyrtar i Nismës se taksa nuk duhet të hiqet për sa kohë që nuk pushojnë arsyet që kanë çuar në vendosjen e saj.
“Nisma që nga fillimi nuk ka ndryshuar asnjëherë për këtë çështje. Vazhdojmë të mendojmë se taksa dhe dialogu janë dy çështje të ndryshme. Ne jemi në fazën kur SHBA po na kërkon çka duhet bëjë Serbia për ta pezulluar taksën. Prandaj qëndrimi ynë është se duhet pushtojnë arsyet të cilat kanë çuar në vendosjen e saj”, ka thënë Sherifi në RTV Dukagjini.
Sherifi ka komentuar deklaratën e kryeministrit Haradinaj i cili ka thënë se presidenti i vendit i ka shkaktuar dëme vendit.
Zyrtari i lartë i Nismës ka thënë se nuk mjafton që kryeministri të thotë se presidenti po bën veprime të dëmshme, por si kryeministër të ndalë këto veprime dhe t’i dalë në ballë proceseve.
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...
Trump optimist: Po shkon shumë mirë, Irani do marrëveshje