Deputeti i LDK-së, Anton Quni ka thënë se gjeneratat e reja, në rrugë për të realizuar dëshirat dhe ëndrrat e tyre, kanë nevojë për motivim, sepse ai i udhëheq drejt qëllimit.
“Në shumë raste të rinjtë e kanë një model të personit të cilin e adhurojnë, e duan dhe e respektojnë. Ata mundohen t’ i ngjajnë sa me shume ne shprehje, levizje, qëndrime etj. Ndonjëherë mundohen edhe t’ia kalojne modelit per tu dukur se jane lojal, te vlefshem dhe meritor. Modeli mund te jete kengetar, sportist, shkrimtar,por edhe politikan”, ka thënë Quni në seancën e Kuvendit kushtuar arrestimit të aktivistëve të VV-së.
Ai ka thënë se vitin e kaluar, përjetuan momente te renda qe nga fyerjet, shtyrjet, fishkëllimat, gazrat, britmat, etj,dhe nuk u dëgjua zëri i arsyes. Nuk pati ballafaqim te ideve, mendimeve, qëndrimeve dhe zgjidhjeve.
“Kur te zgjedhurit e popullit, deputetet hudhin veze, uje e gaz ne Kryeministrin e tyre dhe nuk e lejojne ate te flas, atehere edhe nje i ri do te ndjek shembullin e modelit te tij; Kryeministrit i vejne pritë, i kercenojne familjen duke kercenuar edhe me djegie te shtepisë e akte te tjera si keto. Ne rastin kur deputeti shtyen, ofendon e kacafytet me policin, i riu ne rruge sipas shembullit te deputetit do ta godet policin me kubëza betoni, do ta lyej me benzine, do ta djege e kaloi siper tij”, ka thënë ai.
Sipas tij, kur deputeti hedhe gaz lotsjellës kundra kolegeve te vet, pa e patur fare ne konsiderate te moshuarin, grate shtatzëna, njerëzit me probleme te frymarrjes (astme), alergjike ne kemikalje etj, atëherë është shume normale qe dikush sipas shembullit te deputetit, apo i porositur do ta godasë ndërtesën e Parlamentit me arme antitank.
“Arma antitank, ne efektin e saj te plote e shkrinë çelikun, djeg hapesiren dhe i karbonizon njerezit. ( Nje gje e tille nuk ndodhi as gjate luftes kur keto objekte ruheshin nga forcat serbe). E kur nje gjë e tille ndodh eshte e natyrshme qe duhet te shqetesohemi, jo vetem ne, por te gjithe; pozite dhe opozite, te gjitha institucionet, organet e ndjekjes dhe drejtesisë, sherbimi inteligjent, por edhe prinderit dhe familjaret e te rinjve”, ka thënë Quni.
Ai më pas ka thënë se paraqitja e e dhunshme ne Parlament ka qene model per dhjetëfishimin e dhunës nga ana e te rinjve jashtë parlamentit. Kur dhuna behet standard dhe norme si ne institucione ashtu dhe ne rruge, atëherë e ardhmja e kombit dhe e shtetit është e zymte. Te ardhmen e zymte na e deshirojnë vetëm armiqtë tanë, ata nuk zgjedhin mjete dhe forma per te na pare te tille. Mos te ju krijojmë ate kënaqësi.
Drejtoria e Arsimit në Prishtinë ndryshon orarin e mësimit p...
SHBA kërkon riorganizim të NATO-s dhe zvogëlim të trupave në...
Kancelari gjerman uron Kurtin: Merrni vendimet e duhura për ...
PDK: Parqitja përfundimtare e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë ...
Skandali me dosjen “Epstein”, arrestohet ish-princi Andrew
Gazeta britanike shkruan për Thaçin në deklaratën përmbyllës...