Përfaqësuesit e BE-së ndryshojnë qëndrimin e tyre rreth nevojës së vetingut në sistemin e drejtësisë në Maqedoninë e Veriut.
Sipas eurokomisioneres Vera Jurova, që ishte e pranishme në Samitin e ministrave të Drejtësisë, vetingu është një mënyrë për të garantuar profesionalizëm dhe integritet moral në radhët e gjykatësve dhe prokurorëve.
“Ne duam të shohim se sektori i drejtësisë është plot me profesionistë dhe persona me besueshmëri, për integritetin moral të të cilëve nuk ka dyshime dhe nuk vihet në pyetje profesionalizmi i tyre. Procesi i vetingut është një nga proceset që do të përdoret për ta garantuar këtë. Ne e dëgjuam ministrin e Shqipërisë për mbarëvajtjen e procesit atje. Nuk është një punë e lehtë. Në Maqedoninë e Veriut nuk ka filluar por jam e sigurtë se vendi do të shfrytëzojë mënyrën e tij se si ta garantojë reputacion të lartë të sektorit të drejtësisë. Ky është një kusht shumë strikt dhe i logjikshëm për rritjen e besueshmërisë së njerëzve në gjyqësor dhe prokurori”, tha Vera Jurova./Alsat/
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
Kandiq: As në Serbi s’është thënë që të vrarët në Dubravë is...
Irani godet një cisternë në Dubai, mbante rreth dy milionë f...
27 vjet nga masakra në Pastasellë të Rahovecit
Vjedhje e rëndë në Gjilan, hajnat marrin fije bakri nga një ...
Kosova pushton mediat ndërkombëtare: Finalja me Turqinë në f...