Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka në fjalën e tij për Kodin e Procedurës Penale, tha se sistemi i drejtësisë në Kosovë është bërë çervish i prishur.
Zeka po ashtu tha se sistemi kokë e këmbë është kapur dhe si shembull të kësaj e dha emërtimin e prokurorit, Aleksandër Lumezi si kryetar të Jurispodencës.
“Mos të mendoj dikush në këtë Republikë të Burdushit që ne kemi me pas sistem të drejtësisë kur ministri jonë i Drejtësisë personalisht e ka propozuar si kryetar të komisionit të Jurispodencës, prokurorin Aleksandër Lumezi. Pse e ka propozuar ministri i Drejtësisë, Aleksandër Lumezin sepse në kohën kur kanë qenë miq të ngushtë ky dhe presidenti Thaçi me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese edhe jeni hala edhe unë jam me ty mik edhe me Hashim Thaçin jam mik por jemi mik privat dhe jemi kundërshtar të tmerrshëm të politikës e sidomos të sistemit të drejtësisë që e keni bërë çervish të prishur, dhe ju e keni propozuar Aleksandër Lumezin sepse e keni kapur pick …Ju e keni kapur sistemin e drejtësisë në këmbë dhe kokë dhe duke e kapur këtë sistem të drejtësisë tash po doni me na i shtua edhe plus dy vite që katër vite me na mbajtur neve lidhur”, tha Zeka.
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Mot të ndryshueshëm me periudha shiu
Këto janë dhjetë projektligjet që u miratuan sot në Kuvend
Një i vdekur dhe dy të lënduar pas një aksidenti në Livoç të...
Haxhiu: Eliot Engel, përkrahës i palëkundur i lirisë dhe sht...
Ambasada e Kosovës në SHBA për vdekjen e Eliot Engel: Trashë...