Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i ka shprehur ngushëllime Familjes Mramori pas humbjes tragjike të jetës së dy fëmijëve në Prishtinë.
Në telegramin e kryeministrit Mustafa thuhet:
E nderuar Familje Mramori,
Me dhimbje dhe pikëllim të pamasë morëm lajmin tragjik të humbjes së jetës së dy fëmijëve Tuaj.
Ndjehemi thellësisht të prekur nga kjo humbje e madhe për Ju dhe për tërë Kosovën.
Qytetarët dhe institucionet e Republikës së Kosovës përjetojnë sot një dhimbje të madhe dhe bashkëndjejnë me Ju.
Duke qenë i vetëdijshëm sa vështirë është të gjenden fjalët e duhura të ngushëllimit në tragjedi të tilla, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe timin personal, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta në këto momente të rënda për Ju.
Regjistrimi elektronik zëvendëson vulat e pasaportave, hyn n...
Lideri suprem i Iranit flet për herë të parë pas armëpushimi...
Haxhiu: VV-ja nëse do të kishte siguri për 80 vota s’d...
Kurti takon Presidenten e BERZh-it, flasin për forcimin e ba...
“Thaçi të lirohet para aktgjykimit me shkrim”
S`ka president pa marrëveshje politike