Ish-kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të RTK-së (SPERTK), Naser Thaçi i ka bërë thirrje Kuvendit të Kosovës që sa më shpejt që është e mundur, ta miratojë ligjin për Transmetuesin publik me gjithë të metat që mund t`i ketë ky ligji, e të cilat mund të korrigjohen në lexim të dytë”, ka shkruar ai në profilin e tij në “Facebook”.
“Miratimi i këtij ligjit do të zgjidhte çështjet esenciale të Transmetuesit Publik, si financimin e qëndrueshëm nga publiku i cili do garantonte pavarësi institucionale dhe editorial, pronën e cila do mundësonte ndërtimin e një objekti që do të krijonte kushte të favorshme pune, për të gjithë të punësuarit në RTK, ku sot një pjesë e tyre jo e vogël punojnë në garazha të improvizuara si studio dhe zyra pune”, Duke votuar ligjin, Kuvendi i Kosovës do të mbronte autonomin institucionale dhe financiare në mënyre që RTK të realizojë misionin e tij si transmetues në shërbim të publikut sipas këtij ligji dhe jo të kthehet në transmetues shtetërorë, tha Thaçi me rastin e 7-vjetorit të themelimit të SPERTK-së.
Me lot në sy, Benita përqafon Bellën para ndarjes: Bebi jem,...
Kurti nderon Elfete e Mentor Humollin: Simbol i sakrificës d...
Gjiganti turk e kërkon Benzeman, por shokohet nga kërkesat f...
Itali, mbi 30 të plagosur në protestat kundër mbylljes së qe...
Tayna përfshin Presidenten Osmani në trend viral: Ne e vazhd...
Kosova jashtë FARA-s amerikane për gati dy vjet