​Sulmohen dy femra në Pejë

13:03 | 23 Shtator 2019
M. A.

Një person i komunitetit egjiptian është arrestuar në Pejë, pasi që së bashku me katër të dyshuar tjerë ka sulmuar seksualisht dy viktimat femra rome.

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje, kurse katër të dyshuarit e tjerë gjenden në arrati.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull/K egjiptian, pasi që i ka sulmuar së bashku me katër të dyshuar tjerë dy viktimat femra k/rome. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje, kurse katër të dyshuarit e tjerë gjenden në arrati” thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës ./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale