Deputetët e pozitës dhe opozitës kanë komentuar detajet tjera lidhur me themelimin e Gjykatës Speciale. Derisa ata të opozitës thonë se kjo është një padrejtësi dhe eksperiment me Kosovën, ata të pozitës thonë se eprorët e UÇK-së do të dalin faqebardhë dhe se kjo gjykatë do të duhej të zgjeroj fushëveprimin edhe sa i përket krimeve ekonomike.
Gjykata Speciale etnike, sipas deputetëve të opozitës nuk ka pasur nevojë te krijohet. Ndërsa, për ata të pozitës, me themelimin e kësaj gjykate do të rrënohen percepcionet e krijuara për UÇK-në.
Ndër tjerash, në njoftimin e Ministrisë së Jashtme të Holandës thuhet se kjo Gjykatë do të përbëhet nga gjyqtarë ndërkombëtar, por që do të themelohet sipas ligjit të Kosovës, e që kjo nuk do të jetë një gjykatë ndërkombëtare por një gjykatë kombëtare kosovare, e cila administron drejtësinë jashtë Kosovës.
Por, këtë e kanë quajtur të padrejtë deputetët e opozitës, duke thënë se në vazhdimësi në Kosovë janë bërë eksperimente të tilla dhe kjo ka ndodhur pikërisht edhe me çështjen e Gjykatës Speciale, ku në njërën anë thuhet se do të jetë vendore,e në anën tjetër as gjyqtarët dhe as prokurorët nuk do të jenë vendorë dhe të njëjtit nuk do t’i japin llo gari asnjërës prej institucioneve të Republikës së Kosovës.
Deputetja nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, për KosovaPress ka thënë se amendamenti kushtetues për themelimin e Gjykatës Speciale përveç që është politikisht i padrejtë, kjo po krijon edhe një sistem paralel të sistemit të drejtësisë.
Haxhiu ka thënë se nuk ka qenë e nevojshme themelimi i një Gjykate Speciale etnike.
Ajo thotë se vendimi i Kuvendit të Republikës së Kosovës për formimin e Gjykatës Speciale, është një vendim i dëmshëm, dhe që pasojat e të cilit vendim do t’i vuajmë shpejtë. Mirëpo, për këto pasoja Haxhiu thotë se përgjegjës do të jenë deputetët e opozitës dhe qeveria e Isa Mustafës.
Moti sot kryesisht i vranët, priten edhe reshje bore
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...