Shumica e qytetarëve të Kosovës nuk e dinë numrin e telefonit të Ndihmës së Shpejtë, në rast se kanë nevojë ta lajmërojnë për ndonjë rast.
Ky është rezultati i një sondazhi, sipas së cilit vetëm më pak se një e treta e qytetarëve të intervistuar e dinë numrin 194.
Në pyetjen nëse e dinë se cili është numri i Ndihmës së Shpejtë, nga 253 qytetarë, saktë janë përgjigjur vetëm 78 persona (30 për qind e të intervistuarve).
105 persona (42 për qind) kanë thënë se numri i Ndihmës së Shpejtë është 192, 69 persona (27 për qind) e kanë përmendur numrin 122, ndërkaq një person ka thënë se numri i Ndihmës është 129.
Sondazh është realizuar nga Kolegji “Pjetër Budi”.
8 Marsi – shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër