Komisioni për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim sot do të mbajë mbledhjen e radhës.
Në këtë mbledhje, ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, do të raportojë lidhur me gjendjen e sigurisë në Kosovë dhe incidentet që kanë motive ndëretnike.
Po ashtu, si pikë e rendit të ditës është edhe formimi i grupit të punës lidhur me mbikëqyrjen e kryerjes së detyrave dhe përgjegjësive të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim.
Mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe Kthim do të mbahet në ora 11:00 në Kuvendin e Kosovës./KosovaPress/
Tajlanda kryen sulme ajrore ndaj Kamboxhias pas përleshjeve ...
Këmbësori goditet nga motoçikleta në Prishtinë
Arratisen tre persona nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lip...
Xabi Alonso flet për shkarkimin e mundshëm pas rezultateve n...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
MD organizon tryezën e përbashkët me Mekanizmat Koordinues L...