Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka takuar një delegacion të Shoqatës së Filozofëve të Kosovës, të udhëhequr nga kryetarja Hasnije Ilazi.
Gjatë takimit i pari i MRKS i ka përgëzuar drejtuesit e SHFK-së për suksesin e arritur me rastin e anëtarësimit të tyre në Federatën Ndërkombëtare të Filozofëve, të cilin akt Shala e ka vlerësuar si dëshmi të sukseseve të vendit tonë në arenën ndërkombëtare.
Sipas komunikatës për media të lëshuar nga MRKS, Shala gjatë fjalës së tij ka theksuar se pranimi i Shoqatës së Filozofëve të Kosovës me të drejta të plota në këtë organizatë të madhe ndërkombëtare është një mundësi e mirë që vendi ynë të prezantohet në arenën ndërkombëtare nëpërmjet dijës e kulturës dhe, në këtë drejtim, premtoi bashkëpunim.
“Kryetarja Hasnije Ilazi e falënderoi ministrin Shala për gatishmërinë e tij që të bashkëpunojë me SHFK-në, sidomos tani meqë pas anëtarësimit të kësaj shoqate në këtë organizatë të madhe ndërkombëtare, kërkohet angazhim dhe punë shtesë”, t huhet tutje në komunikatën për media.
Ky është 39-vjeçari që vdiq dje në Llaushë të Skenderajt, so...
Mustafa thirrje partive: Merruni vesh për presidentin, shma...
Digjet kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”
Shoferi i dehur përplas me veturë dyvjeçarin në Ksamil, dërg...
Max Dowman i Arsenalit thyen rekordin e madh në Ligën e Kamp...
Shpërthen tritoli në një banesë në Sarandë