​Reuters: Kosova shmangë krizën, miraton buxhetin për vitin 2019

15:52 | 3 Shkurt 2019

Agjencia e lajmeve Reuters ka shkruar se si Kuvendi i Kosovës e ka miratuar mbrëmë në shqyrtimin e dytë Projektligjin për buxhetin e vitit 2019. Në këtë artikull theksohet se si Parlamenti arriti ta miratojë buxhetin me 65 vota për, kështu duke e shmangur krizat dhe bllokimin e institucioneve.

“Buxheti u miratua me 65 vota në parlamentin që mbanë 120 ulëse. Qeveria e koalicionit e cila mbanë 53 vende, ka marrë mbështetjen e Partisë Socialdemokrate PSD”.

“Kuvendi gjithashtu miratoi projektligjin për rritjen e pagave në sektorin publik”.

“Mësuesit e ndërprenë grevën pas arritjes së një marrëveshje me Qeverinë, kështu duke lejuar gjysmë milioni nxënës dhe studentë tu kthehen mësimeve pas tre javësh pauzë”.

Prestigjiozja britanike citon Kryeministrin Ramush Haradinaj duke shprehur se shpenzimet e buxhetit të shtetit të këtij viti, shënojnë rekord.

“Me 237 miliardë euro, ky është shpenzim i lartë i buxhetit të Kosovës që do të kontribuojë në rritje ekonomike prej 4.7 për qind”.

“Korrupsioni dhe paqëndrueshmëria politike kanë mbajtur shumicën e investitorëve të huaj larg Kosovës, pasi që vendi me dy milionë banorë e shpalli pavarësinë e saj nga Serbia në vitin 2008”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara