Prej sot, rrugët “Arkitekt Karl Gega” dhe “Ali Pashë Tepelena” në kryeqytet do të jenë të mbyllura për qarkullim me automjete, për shkak të intervenimit në rrjetin e kanalizimit.
Këto dy rrugë që janë në afërsi të Ministrisë së Arsimit do të qëndrojnë të mbyllura deri më 31 dhjetor.
Kështu ka bërë të ditur Komuna e Prishtinës në një njoftim për media, ku i fton qytetarët që gjatë kësaj periudhe të shfrytëzojnë rrugët alternative.
Po ashtu, në këtë njoftim bëhet e ditur se punimet në këto dy rrugë janë pjesë e projektit dhe kontratës “Rikonstruimi i rrugës ‘Gazmend Zajmi’, ‘Ali Pashë Tepelena’ dhe ‘Arkitekt Karl Gega’”./arbresh.info/
Trump thotë se brenda “dy-tre javësh” SHBA-ja do të largohet...
Osmani dekoron Dardanët: Ata i dhanë gjithë kombit tonë shpr...
QKUK-ja fillon endoskopinë gastrointestinale për fëmijë
Fisnik Asllani reagon pas humbjes: Dhimbja është e madhe, is...
Shtyhet seanca ndaj Veliajt, debate mbi kërkesën për ndarjen...
The Guardian shkruan për Kosovën: Kjo s’do të jetë përpjekja...